Ministri Nufi takon homologun italian Crosetto: Italia partner strategjik dhe aleat kyç i Shqipërisë në NATO

Aktualitet | 3 muaj më parë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi një takim me Ministrin e Mbrojtjes të Italisë, Guido Crosetto, ku në qendër të bashkëbisedimit ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Gjatë takimit, dy ministrat diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me fokus në rritjen e ndërveprueshmërisë së Forcave të Armatosura, si edhe mbi mundësitë e reja për bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes.

Ministri Nufi vlerësoi Italinë si një partnere të rëndësishme strategjike të Shqipërisë dhe një aleate të çmuar në kuadër të NATO-s, duke nënvizuar rëndësinë e partneritetit të ngushtë mes dy vendeve në përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë.

Gjatë bisedës, u rikonfirmua vizioni i përbashkët i Shqipërisë dhe Italisë për një rajon më të sigurt dhe një Evropë më të fortë. Në këtë kuadër, të dy ministrat riafirmuan angazhimin për ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, mbështetjen e misioneve ndërkombëtare në shërbim të paqes dhe sigurisë, si edhe forcimin e rolit të NATO-s përballë sfidave të reja të sigurisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme