Neutralizohet zjarri në Peshkëpi të Selenicës, digjen automjete në një varrezë makinash dhe dhjetëra pemë

Është neutralizuar zjarri i rënë në fshatin Peshkëpi, në bashkinë e Selenicës, i cili përfshiu një sipërfaqe me pisha, një varrezë automjetesh dhe disa prona private.
Sipas informacionit paraprak, flakët shpërthyen fillimisht në një pyll me pisha dhe, të favorizuara nga kushtet atmosferike, u përhapën me shpejtësi drejt një varreze makinash në afërsi, ku dogjën automjete të bllokuara.
Zjarri shkaktoi gjithashtu dëme në dhjetëra rrënjë pemësh, si dhe përfshiu bimësi dhe pemë në oborret e dy banesave. Fatmirësisht, nuk raportohet për dëme në objektet e banimit.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe ndërhynë për shuarjen e flakëve, duke bërë të mundur neutralizimin e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij drejt zonave të banuara.
Autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa vijon monitorimi i zonës për të shmangur riaktivizimin e vatrave.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



