Aksident në autostradën Fier-Lushnje, makina del nga rruga dhe përfundon në nënkalim

Aktualitet | 3 muaj më parë

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Lushnje, pranë zonës së Kolonjës. Një automjet tip “Audi”, i cili lëvizte në drejtim të Lushnjes, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në nënkalimin që lidh aksin rrugor me zonën e Kolonjës.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime të lehta dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lushnjes. Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë Rrugore, të cilët po punojnë për dokumentimin e aksidentit dhe përcaktimin e rrethanave të plota të tij. Dyshimet paraprake janë se shkak i daljes nga rruga mund të ketë qenë një manovër e gabuar e drejtuesit të automjetit.

Fatmirësisht, aksidenti nuk ka shkaktuar pasoja për përdoruesit e tjerë të rrugës, ndërsa automjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Ekspertiza shkencore e policisë pritet të përcaktojë shkaqet e sakta të aksidentit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme