Një gol të ndryshon jetën, Edon Zhegrova bën për vete trajnerin Spalletti dhe Juventusin

Futboll Bota | 3 muaj më parë

Realizimi kundër Chelsea ndryshon të ardhmen e kosovarit. Trajneri bardhezi: Më ka impresionuar për shpejtësinë, është vërtet një “rrufe” në zona të ngushta.

Si një “rrufe”, goli kundër Chelsea mund të ndryshojë fatin e Edon Zhegrovës te Juventusi. I shpejtë si ai, por në vitin e parë si bardhezi kosovari nuk ka dhënë atë që pritej. Ndonjë shkëndijë, por pak konkret. Përkundrazi, goli që peshon më shumë në aventurën juventine për Edonin është ai që gaboi në Play-off-in ndaj Galatasaray.

Tani ky gol i bukur mund ta ndryshojë pozitivisht të ardhmen e lojtarit, që e ka impresionuar trajnerin Spalletti për kualitetin e tij. “Ka atë ndjeshmërinë në prekjen e topit. Është një rrufe në zonat e ngushta”, – ka thënë trajneri i bardhezinjve.

Goli ndaj Chelsea dhe kombinimet me Yildiz kanë bërë që Zhegrova të shfaqet ndryshe, jo vetëm brilant në pamje të parë, por edhe konkret. Kosovari tani duket se i ka kaluar problemet fizike dhe mund të jetë vërtet një alternativë më shumë për trajnerin Spalletti dhe Juventusin.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme