Kakavijë, fluks i lartë lëvizjesh gjatë fundjavës, mbi 9 mijë shtetas kaluan kufirin
Pika kufitare e Kakavijës ka regjistruar sërish një fluks të lartë lëvizjesh gjatë fundjavës, me mijëra shtetas dhe automjete që kanë kaluar kufirin në të dyja drejtimet, mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Sipas statistikave të Policisë Kufitare, gjatë 24 orëve të fundit në Kakavijë janë përpunuar gjithsej 9,360 shtetas, në hyrje dhe dalje.
Nga këta, 5,625 shtetas kanë hyrë në Shqipëri, ndërsa 3,745 kanë dalë nga vendi.
I lartë ka qenë edhe numri i automjeteve që kanë kaluar pikën kufitare. Në total janë përpunuar 3,215 mjete, prej të cilave 1,926 në hyrje dhe 1,289 në dalje.
Aktualisht, Policia Kufitare shqiptare po punon me 5 sportele, ndërsa pala greke me 3 sportele, me qëllim përballimin e fluksit të lëvizjeve.
Megjithatë, gjatë paradites së të shtunës, në anën greke të kufirit nuk janë konstatuar radhë pritjeje për automjetet që udhëtojnë në drejtim të Shqipërisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




