Marquinhos vendos rekord, lojtari i parë që fiton 40 trofe me një klub të vetëm

Futboll Bota | 3 muaj më parë

Kapiteni i PSG-së, braziliani Marquinhos bëhet lojtari i parë në historinë e futbollit që fiton 40 trofe me një klub të vetëm.

32-vjeçari luan për parisienët që nga viti 2013 dhe gjatë kësaj kohe ka fituar plot 40 trofe me fanellën e PSG-së.

11 kampionate franceze, 10 Superkupa të Francës, 8 Kupa France, 6 Kupa të Ligës, 2 Superkupa të Europës, 2 Champions League dhe 1 Kupë Interkontinentale janë trofetë e fituara nga mbrojtësi brazilian.

Marquinhos është aktivizuar në 524 ndeshje me fanellën e PSG-së dhe ka fituar 1 trofe çdo 13 ndeshje.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme