Mourinho prezantohet si trajner i Real-it: Rikthehem në shtëpi!

Real Madrid ka prezantuar sot në një ceremoni private José Mourinho-n. Fjalët e para të trajnerit portugez pas takimit me presidentin e klubit ishin: Rikthehem në shtëpi!
Prezantimi i Mourinho-s është i pari për Real Madridin këtë verë, një periudhë në të cilën, përveç trajnerit, gjithsej gjashtë lojtarë i janë bashkuar klubit.
Për të gjithë do të ndiqet i njëjtin format për prezantimin e tyre zyrtar: pas dyerve të mbyllura, pa praninë e tifozëve apo medias, në evente ku marrin pjesë vetëm drejtorët e klubit dhe rrethi më i ngushtë i lojtarëve. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




