Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari
Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është lokalizuar dhe arrestuar në Malësinë e Madhe, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Në pranga është vënë 32-vjeçari F. B., 32 vjeç, banues në fshatin Kosan, Malësi e Madhe.
Sipas Policisë, 32-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykatësi për Hetimet Paraprake në Gjykatën e L’Aquila, Itali, kishte lëshuar urdhër-arrestin ndaj tij.
Ai akuzohet nga autoritetet italiane për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Prishje e vulave të vendosura nga autoritetet”, të parashikuara nga Kodi Penal Italian.
Pas lokalizimit dhe identifikimit, policia shqiptare bëri arrestimin provizor të 32-vjeçarit, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




