Arbitrimi dhe Garat, takim me klubet e Abissnet Superiore për ndryshimet në rregullat e lojës

Futboll Vendi | 2 muaj më parë

Sektori i Arbitrimit në FSHF, në bashkëpunim me Departamentin e Garave, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e klubeve të “Abissnet Superiore”, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.

Gjatë takimit u prezantuan ndryshimet dhe sqarimet e reja në Rregullat e Lojës, me fokus te zëvendësimet, procedurat përkatëse, shkeljet dhe sanksionet, vendimmarrja e arbitrave dhe përdorimi i sistemit VAR.

Gjithashtu, u trajtuan çështje që lidhen me kohëzgjatjen dhe rifillimin e ndeshjeve, penalltitë, faullet dhe sjelljen e pahijshme, rivëniet anësore e fundore, goditjet nga këndi, si dhe procedurat e reja për trajtimin dhe vlerësimin e lojtarëve jashtë fushës.

Në vijim, Sektori i Arbitrimit zhvilloi edhe një takim me delegatët e Abissnet Superiore dhe Kategorisë së Parë, ku u prezantuan ndryshimet dhe u dhanë sqarimet e nevojshme mbi zbatimin e tyre gjatë ndeshjeve.

Takimet synojnë të sigurojnë një kuptim të qartë dhe zbatim sa më të njëtrajtshëm të rregullave, duke forcuar bashkëpunimin mes arbitrimit, strukturave të garave, klubeve dhe delegatëve në prag të sezonit të ri.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme