Muzeu i Boboshticës, përfundojnë punimet për një hapësirë të re të trashëgimisë
Projekti parashikon ruajtjen e elementeve tradicionale të godinës, ndërsa brenda saj do të krijohen hapësira moderne ekspozimi.
Në to do të prezantohen objekte, fotografi, dokumente dhe materiale të ndryshme që do të sjellin përpara vizitorëve historinë e fshatit, mënyrën e jetesës së banorëve, traditat, zakonet dhe trashëgiminë e Boboshticës ndër breza.
Ngritja e muzeut është pjesë e një projekti më të gjerë për zhvillimin e turizmit kulturor dhe gastronomik në zonën e Korçës.
Përmes këtij investimi synohet që trashëgimia e Boboshticës të bëhet më e aksesueshme për vizitorët dhe të ndërthuret me produktet, kulinarinë dhe traditat që e karakterizojnë zonën.
Muzeu pritet të shërbejë jo vetëm si një hapësirë për ruajtjen e kujtesës historike, por edhe si një pikë e re turistike për ata që vizitojnë Boboshticën.
Vizitorët vendas dhe të huaj do të kenë mundësi të njihen më nga afër me historinë e fshatit dhe me mënyrën se si është zhvilluar jeta e komunitetit ndër vite. Investimi me vlerë rreth 1 milionë euro me donator Bankën Europiane për Ndërtim dhe Zhvillim dhe Bashkimin Europian, pritet të ndikojë edhe në gjallërimin e jetës kulturore të zonës, duke krijuar një hapësirë që mund të mirëpresë aktivitete, ekspozita dhe vizitorë të interesuar për historinë dhe trashëgiminë. parashikuar.
Gazetare: Geralda Manushi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




