Më pak zjarre në Kukës këtë sezon, emergjencat civile në gatishmëri

Aktualitet | 2 muaj më parë

Sezoni i verës ka rritur edhe këtë vit vëmendjen e strukturave të emergjencave civile ndaj rrezikut të zjarreve në territorin e Qarkut të Kukësit.

Pavarësisht rrezikut të shtuar gjatë muajve të verës, situata në Qarkun e Kukësit vlerësohet më e mirë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Përgjegjësi i Sektorit të Emergjencave Civile pranë Prefektit të Qarkut Kukës e lidh këtë situatë me angazhimin e të gjitha strukturave përgjegjëse, por edhe me ndërgjegjësimin më të madh të qytetarëve për të shmangur veprimet që mund të shkaktojnë zjarre.

“Situata e zjarreve ë gjatë periudhës verore 2026 ka qenë shumë më e mirë sesa vitin që iku si rezultat i masave të marra nga institucioni i prefektit si edhe bashkitë për parandalimin e tyre dhe kapjen shpejt në kohë”, deklaroi Xhemali Onuzi, Përgjegjës i Sektorit të Emergjencave Civile.

Masat për përballimin e këtij sezoni kanë nisur që në fillim të verës me qëllim rritjen e gatishmërisë dhe reagimin sa më të shpejtë në rast të shfaqjes së një vatre zjarri.

“Në fillim të sezonit veror, ne kemi zhvilluar institucionin e prefektit, takimet e komisionit të mbrojtjes civile, i cili qëndron në gatishmëri gjatë gjithë periudhës, po edhe bashkitë ë kanë bërë mbledhjet e komisionit të mbrojtjes civile të tyre”, shtoi Onuzi.

Strukturat lokale vijojnë të jenë në gatishmëri për ndërhyrje, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme