Formula 1, Norris niset i pari në Çmimin e Madh të Holandës

Formula 1 | 2 muaj më parë

Lando Norris ka siguruar “pole position” në Çmimin e Madh të Holandës në Formula 1. Kampioni aktual i botës regjistroi kohën 1 minutë e 11,163 sekonda. Në rreshtin e parë krahas tij do të jetë George Russell; fituesi i garës “Sprint” e përfundoi provën me një diferencë prej 102 të mijëtave të sekondës pas bashkatdhetarit të tij.

Kimi Antonelli zë vend në rreshtin e dytë me makinën tjetër Mercedes (+0,133), përkrah Oscar Piastrit – çka do të thotë se katër makina me motor Mercedes zënë dy rreshtat e parë.

Lewis Hamilton (+0,331) dhe Charles Leclerc (+0,395) renditen në rreshtin e tretë me makinat e tyre Ferrari. Pas tyre ndodhen dy makinat Red Bull të Max Verstappen dhe Liam Lawson – i cili zëvendëson të dëmtuarin Isack Hadjar dhe po tregon një performancë të shkëlqyer në kualifikuese.

Gabriel Bortoleto (Audi), gjithashtu në formë të mirë, dhe Arvid Lindblad (Racing Bulls) zënë rreshtin e pestë.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme