Franco Baresi, dëmtohet muralja përpara selisë së Milanit

Sport | 34 minuta më parë

Një tjetër akt i turpshëm ka goditur Milanin dhe futbollin italian. Muralja e re kushtuar Franco Baresi-t në sheshin përpara Casa Milan është dëmtuar për herë të dytë, më pak se një muaj pas sulmit të parë.

Artisti Lucas Street Art, vetëm disa ditë pas vdekjes së legjendës së kuqezinjve dhe ekipit kombëtar italian më 31 korrik, pikturoi një murale në nder të tij përpara Casa Milan, një nga vendet më të dashura të mbrojtësit. Në fund të shtatorit, vepra u dëmtua, me fytyrën e Baresi-t të mbuluar me bojë të kuqe spraj.

Megjithatë, artisti nuk u dorëzua dhe më 10 tetor ai krijoi një murale edhe më të madh, 3 metra të lartë dhe 2 metra të gjerë, së bashku me një imazh më të vogël të legjendës kuqezi. Pak më shumë se dy javë më vonë, ndodhi një tjetër dëmtim: Kupa e Evropës, shiriti i kapitenit dhe numri historik 6, i tërhequr në nder të tij, u mbuluan me bojë të zezë spraj.

Tre simbole të madhështisë së Franco Baresi-t, të vandalizuara për fat të keq. Megjithatë, Lucas Street Art komentoi në rrjetet sociale: “Fatkeqësisht, më e keqja nuk do të ketë kurrë fund, por për fat të mirë as unë nuk do të dorëzohem dhe do të kthehem ta rregulloj, nga respekti për Franco Baresi-n”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme