Abissnet Superiore në RTSH/ Mungojnë golat në Vorë, Partizani dhe Teuta ndajnë nga një pikë

Mbyllet në barazim pa gola 0-0 ndeshja Partizani-Teuta, e vlefshme për javën e parë të kampionatit, sfidë e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH 1. Durrsakët humbasin një penallti në pjesën e parë, ndërsa “të kuqtë” luajnë të gjithë pjesën e dytë me një lojtar më pak, sepse Human është ndëshkuar me karton të kuq.
Partizani është më kërkues në minutat e para të ndeshjes, por pa arritur që të rrezikojë seriozisht portën e Teutës. Në minutën e 25-të durrsakët fitojnë një penallti. Kallaku godet nga 11-metrat, por gjuajtja e tij ndalet në shtyllë.
Në fund të pjesës së parë Human ndëshkohet me karton të kuq, pas verifikimit në VAR, për një ndërhyrje të gabuar ndaj Kallakut.
Teuta është më kërkuese në pjesën e dytë, por durrsakët nuk arritën që të kalonin portierin Qirko, që ruajti të paprekur portën deri në fund të takimit.
Mbyllet pa gola dhe pa fitues sfida në Vorë. Partizani dhe Teuta ndajnë nga një pikë në ndeshjen debutuese të sezonit të ri.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




