“Dropull international short film festival”, 20 filma konkurues në edicionin e gjashtë
“Dropull International Short Film Festival”, në edicionin e gjashtë të tij erdhi me 20 filma konkurues, të moshave të ndryshme ,prodhime kinematografike nga Shqipëria, Kosova dhe Greqia.
Këtë vit ky event u shtri mes Dropullit dhe qytetit të gurtë përgjatë pesë ditëve me shfaqjen e tyre në ekranin e madh të kinemave.
“Temat janë tema e jetës, tema e dashurisë, tema e mbijetesës, tema e minoritetit, të cilët të mos jenë më indiferentë, të jenë njësoj në shoqëri me gjithë të tjerët. Janë tema interesante. Filmat janë të moshave të ndryshme. Kemi edhe për fëmijë deri në 14 vjeç, por kemi dhe filma për moshën tonë, adulte”, tha Kleanthi Zhonga, nëndrejtoresha e festivalit.
Pjesëmarrësit e kanë vlerësuar këtë festival si një mënyrë të mirë për të diskutuar rreth bashkëpunimit kinematografik rajonal si dhe forcimin e tij në të ardhmen.
“Mendoj se ky është një festival i rëndësishëm për rajonin, sepse vendos ura bashkëpunimi në fushën e kinematografisë midis Shqipërisë, Kosovës dhe Greqisë. Gjithashtu, është një mundësi e mirë për komunitetin lokal që të vijë në kinema për të ndjekur filma të regjisorëve nga vende të ndryshme. Në këtë mënyrë diskutohet për bashkëpunimin kinematografik rajonal, si dhe forcimin e tij në të ardhmen”.
Filmi më i mirë i festivalit u shpall “Kaosi” i regjisorit grek Nikos Kolioukos.
Pjesë e programit të festivalit ishte dhe organizimi i workshopeve për filmin,animacionin,pikturën, me pjesëmarrjen e artdashësve të moshave të ndryshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




