Teherani: Negociatat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës s’tregojnë tërheqje por rezistencë

Kryetari i parlamentit iranian dhe negociatori kryesor, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka mbrojtur bisedimet me Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se negociatat nuk janë shenjë tërheqjeje, por rezistencë kur ato shërbejnë interesat kombëtare.
Këtë qëndrim ai e shprehu në një letër të botuar nga agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.
Në përgjigje të kritikave të shprehura në gazetën e përditshme iraniane Kayhan, Ghalibaf shkroi se “duhet të them se çdo veprim racional, çdo dialog me autoritet, ose çdo përpjekje për të marrë të drejtat e kombit nga armiku, nuk duhet të përkufizohet gabimisht si kompromis dhe pasivitet.”
Ai shtoi se është e nevojshme të merret përgjegjësia për mbrojtjen dhe ruajtjen e instrumenteve të pushtetit, në mënyrë që të konsolidohen arritjet e luftës dhe vendi të udhëhiqet me siguri përmes fatkeqësive serioze që kanë planifikuar armiqtë.
Sipas tij, do të ishte e gabuar të shmanget përgjegjësia e negociatave me SHBA-në dhe të quhet çdo arritje e ekipit negociator tradhti.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




