Moti/ Diell në të gjithë vendin gjatë ditës së sotme, ja sa do shënojë termometri

Për ditën e sotme (27 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira fare të pakta kalimtare në relievet e larta malore në lindje.
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonat luginore era hera-herës do të arrijë shpejtësi deri në 16 m/s. Valëzim në det do të jetë i forcës 2-4 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.






