E rëndë në Lungomare të Vlorës, qëllohet me sqepar në kokë një 61-vjeçare

Aktualitet | 2 muaj më parë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte (27 gusht) në  Lungomare të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se një 61-vjeçare me inicialet E.H., është dhunuar brutalisht. Gazetarja Afrovita Hysaj mëson se gruaja është qëlluar me sende të forta (sqepar) në kokë.

61-vjeçarja është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale, ndonëse gjendja e saj paraqitet kritike.

Nuk ka ende informacione mbi autorin dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa blutë e qytetit bregdetar po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë dhe identifikimin e autorit.

Lajmi në përditësim…


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme