Zjarret në Labovë dhe Lazarat nën kontroll, asnjë vatër aktive gjatë natës
Strukturat e Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin kanë vijuar monitorimin e pandërprerë të situatës pas zjarreve të rëna gjatë ditës së djeshme në zonat e Labovës dhe Lazaratit.
Gjatë monitorimit të kryer përgjatë gjithë natës, nuk janë konstatuar riaktivizime të vatrave të zjarrit.
Aktualisht, të gjitha vatrat raportohen të shuara dhe të mbyllura plotësisht. Strukturat përgjegjëse vijojnë të monitorojnë situatën për të garantuar sigurinë dhe për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm të zjarreve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




