Rama takim me deputetët dhe drejtuesit e PS-së, Tiranë: Hap i nevojshëm për sezonin e ri politik
Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar një takim pune me deputetët dhe drejtuesit e njësive organizative të Partisë Socialiste të Qarkut Tiranë.
Për këtë takim, kryeministri Rama shkruan se diskutimi ka qenë i dobishëm dhe konstruktiv mbi organizimin e “Pranisë Besnike”, metodologjinë e “Besës” dhe sistemin e ri “Pasqyrë Albania”.
Sipas kryeministrit Rama, këto diskutime shënojnë një hap të rëndësishëm në përgatitjen e sezonit të ri politik të Partisë Socialiste, “me fokus në forcimin e organizimit, rritjen e pranisë në terren dhe përdorimin e mjeteve moderne të komunikimit dhe koordinimit”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




