Moti/ Dita e sotme me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, prezencë të lartë të pluhurit në ajër

Aktualitet | 2 muaj më parë

Për ditën e sotme (31 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas SHMU-së, moti parashikohet i kthjellët e me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet kodrinore – malore të vendit në orët e mesditës deri pasdite.

Reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët pritet përgjatë relieveve malore kryesisht në orët e mesditës e pasdites. Sakaq, do ketë prezencë të lartë të grimcave të rërës dhe pluhurit në ajër.

Era parashikohet të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme