Nga Italia në Arabinë Saudite, kur mbyllet zyrtarisht merkatoja e verës 2026!

Jemi në orët e fundit të merkatos verore, por kampionate të ndryshme kanë data dhe orare të ndryshme kur bie gongu i transferimit të futbollistëve.
Në Itali merkatoja mbyllet zyrtarisht më 1 shtator, pra të martën, në orën 20:00. Po në kampionatet e tjera të rëndësishme të Europës? Gjermania është një ditë para, e mbyll merkaton sot, në orën 19:00. Franca dhe Portugalia kanë të njëjtat data dhe orare si Serie A, më 1 shtator ora 20:00.
Në Spanjë dhe në Angli mbyllja e merkatos është spostuar për në orën 23:59 të datës 1 shtator. Për Holandën, ashtu si dhe për MLS-në, gjithçka merr fund të mërkurën, më 2 shtator. Skocia dhe Austria kanë edhe një ditë më shumë kohë.
Në Turqi mbyllja e merkatos verore është parashikuar për të premten e 4 shtatorit. Ka më shumë kohë Arabia Saudite, ku mbyllja e mërkatos vjen më 12 tetor.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



