Messi tërhiqet nga kombëtarja e Argjentinës: Më bindi vdekja e babait tim

Futboll Bota | 2 muaj më parë

“I shkrova këto fjalë më 21 korrik, dy ditë pas finales së Kupës së Botës. Sot, pas asaj që i ndodhi babait tim, jam edhe më i bindur se më parë”. Lionel Messi njoftoi tërheqjen e tij të përhershme nga ekipi kombëtar i futbollit të Argjentinës në rrjetet sociale. “Pas gjithë kësaj kohe që nga finalja, dhe pas shumë reflektimi, dua t’u njoftoj të gjithëve tërheqjen time nga ekipi kombëtar”, shkroi Leo.

“Është një vendim që më trishton thellësisht, por e kuptoj që është koha e duhur. Betohem se gjithmonë kam dhënë gjithçka, jo vetëm në vitet e fundit kur kemi fituar gjithçka, por edhe më parë. Gjithmonë kam luftuar dhe kam dhënë gjithçka për këtë fanellë, për t’ju sjellë gëzim dhe për t’ju bërë krenarë që jeni argjentinas përmes futbollit”.

“Nuk ka mbetur shumë kohë, kapitujt po mbyllen dhe ky është një nga ata që më dhemb më shumë. E kam dashur, e kam dashur dhe do ta dua gjithmonë ekipin kombëtar. Kam dhënë gjithçka që kam pasur, nuk kam më asgjë për të dhënë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme