Raphinha e Yamal, Barça nuk gabon përballë Rayo Vallecano

Lamine Yamal rikthehet te goli me një dopietë në fitoren 5-2 të Blaugrana ndaj Rayo Vallecano-s. Raphinha, gjithashtu gjeti rrjetën dy herë. Në Camp Nou, Rayo kaloi në epërsi me anë të Camello-s në minutën e 12-të, përpara se Raphinha dhe Yamal të përmbysnin rezultatin brenda pak minutash.
Në pjesën e dytë, një autogol nga Lejeune i dha ekipit katalanas një epërsi prej dy golash në minutën e 51’, përpara se të kompletoheshin tre dygolësha në këtë sfidë: Camello në minutën e 59-, Raphinha në minutën e 71-të dhe Yamal në minutën e 90-të. Ekipi i Hansi Flick kryeson tabelën e klasifikimit në kuotën e 9 pikëve, i barabartë me Real Madridin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



