Lezhë, Policia Rrugore bën bilancin e gushtit: Mbi 5 mijë masa, 2806 drejtues të ndëshkuar për shpejtësi

Policia Rrugore e Lezhës ka prezantuar bilancin e punës të muajit gusht, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.
Sipas të dhënave të policisë, janë ndëshkuar 2806 drejtues mjetesh për tejkalim të shpejtësisë, ndërsa 529 prej tyre kanë marrë edhe masë plotësuese, me pezullim të lejes së drejtimit dhe zbritje pikësh.
Kontrollet kanë evidentuar gjithashtu 2059 drejtues të ndëshkuar për parakalime të gabuara dhe 214 drejtues automjetesh e motomjetesh për drejtim nën efektin e alkoolit.
Në total, 12 drejtues mjetesh janë referuar në Prokurori, 5 prej tyre të arrestuar për drejtim në gjendje të dehur dhe 7 të proceduar në gjendje të lirë për drejtim pa leje drejtimi. Ndërkohë, 4 persona të tjerë janë arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore njofton se kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale të qarkut të Lezhës, ndërsa u bëhet apel drejtuesve të respektojnë rregullat e qarkullimit, të shmangin shpejtësinë dhe drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




