“Si në të dy” në Korçë, komedia e zezë me regji të Violeta Trebickës në “Koko Fest”
Skena e Teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë ka mirëpritur shfaqjen “Si në të dy”, pjesë e Festivalit Mbarëkombëtar të Komedisë “Koko Fest”.
Komedia e zezë, me regji të Violeta Trebickës dhe interpretimin e Alfred Trebickës e Luiza Xhuvanit, sjell në qendër marrëdhënien e një çifti dhe shpërbërjen e martesës së tyre, përmes humorit të hollë dhe situatave dramatike.
Regjisorja vlerëson mikpritjen e publikut korçar dhe atmosferën e krijuar gjatë shfaqjes.
“Salla ishte plot e përplot për ne domethënë të këtij profesioni ë te kinemaja nuk e ndjehem më. Teatri që është i gjallë, spektatori është kaq i rëndësishëm dhe kur ti e sheh plot domethënë të mbushet shpirti”, tha ajo.
Regjisorja ndalet edhe tek mesazhet që përcjell vepra, duke sjellë përmes gjuhës së komedisë një reflektim mbi marrëdhëniet në çift dhe përballjet njerëzore.
“Trajton një problem shumë të rëndësishëm që është martesa, që është familja. Se kur themi martesë kemi të bëjmë me familjen, se sa e rëndësishme është ajo, sa e fortë dhe se sa luftë bën ti për ta mbajtur gjatë këtë martesë. Nuk është martohemi shpejt, kollaj, por për ta mbajtur gjatë duam punë”, tha ajo.
Konkurrimi në “Koko Fest” do të vijojë edhe në netët në vazhdim me shfaqje të tjera nga trupat pjesëmarrëse, që do të ngjiten në skenën e teatrit të Korçës.
Gazetare Eftjola Fili
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




