Lamallari: Më shumë kontroll ndaj ndërtimeve pa leje dhe abuzimeve me hapësirat publike

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari zhvilloi një takim me drejtuesit e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ku në fokus ka qenë bashkërendimi i punës për parandalimin e ndërtimeve pa leje dhe luftën kundër krimeve mjedisore.
Lamallari tha se gjatë takimit u diskutua edhe për ndalimin e abuzimeve me hapësirat publike dhe forcimin e kontrolleve në terren.
“Me drejtuesit e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, diskutuam për bashkërendimin e punës në parandalimin e ndërtimeve pa leje, ndalimin e abuzimeve me hapësirat publike dhe luftën kundër krimeve mjedisore”, shkruan Lamallari.
Ministri theksoi nevojën që punonjësit e IKMT-së të kenë më shumë komunikim dhe përgjegjshmëri gjatë ushtrimit të detyrës, si dhe të jenë të pranishëm në mënyrë të vazhdueshme në zonat ku qytetarët kanë nevojë për institucionet shtetërore.
“Me rëndësi që çdo punonjës i IKMT në terren të ketë më shumë komunikim, më shumë përgjegjshmëri dhe prani të pandërprerë aty ku qytetarët kanë nevojë për shtetin”, shkruan ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



