Po ndërtonte pa leje në zonën e plazhit në Sarandë, arrestohet 47-vjeçari. Pezullohet efektivi që nuk konstatoi rastin

Aktualitet | 2 muaj më parë

Një 47-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Sarandë, pasi po kryente punime për ndërtimin e paligjshëm të një objekti në zonën e plazhit “Shqiponja”, në lagjen nr. 4.

Gjatë kontrolleve në terren u konstatua një sipërfaqe toke e sheshuar dhe e mbuluar me materiale ndërtimore. Nga verifikimet rezultoi se toka po përgatitej për ndërtimin e një objekti me qëllim përfitimi nga shtetasi A. R., banues në Tiranë.

Gjithashtu, nga hapësira e plazhit që administronte pa leje 47-vjeçari, u hoqën dhe u sekuestruan 48 shezlongë dhe çadra.

Në lidhje me rastin, Policia ka pezulluar nga detyra Specialistin e Policimit në Zonë (SPZ), A. N., ndaj të cilit ka nisur edhe procedimi disiplinor për shkelje të rëndë, pasi nuk kishte konstatuar paligjshmërinë në zonën që mbulonte.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa kontrollet dhe verifikimet në territor vijojnë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme