Turisti bie në humnerë në Shkodër, shpëtohet nga forcat ajrore me helikopter “Black Hawk”

Aktualitet | 2 muaj më parë

Një turist i cili kishte rënë në humnerë u shpëtua nga forcat ajrore në fshatin Kaprre, Njësia Administrative Shalë, Qarku Shkodër. Në operacionin e kryer me sukses, forcat ajrore arritën ta nxjerrin nga humnera me helikopter “Black Hawk”.

Operacioni u aktivizua pas rënies në humnerë të një turisti, i cili po eksploronte zonën së bashku me katër turistë të tjerë. Turisti kishte pësuar frakturë në këmbë.

Pas stabilizimit në vendngjarje, ai u evakuua me helikopter dhe u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po i ofrohet ndihma e nevojshme mjekësore. Katër turistët e tjerë gjenden në gjendje të mirë shëndetësore.

Ky operacion dëshmon edhe një herë gatishmërinë e lartë operative dhe profesionalizmin e Forcës Ajrore në misionet e kërkim-shpëtimit, në shërbim të mbrojtjes së jetës së qytetarëve dhe vizitorëve.

Njoftim i plotë: 

Helikopteri Black Hawk i Forcës Ajrore kreu një operacion kërkim-shpëtimi në fshatin Kaprre, Njësia Administrative Shalë, Shkodër, pas rënies në humnerë të një turisti, i cili po eksploronte zonën së bashku me katër turistë të tjerë.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionalizmit të ekipeve të shpëtimit, turisti u nxor nga humnera. Ai kishte pësuar frakturë në këmbë dhe, pas evakuimit, u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Katër turistët e tjerë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme