Legalizimet në Korçë/ ASHK vijon mbi 150 vendime administrative çdo muaj
Procesi i legalizimit të ndërtimeve informale vijon në Qarkun e Korçës, ndërsa Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës po trajton në mënyrë sistematike praktikat e paraqitura nga qytetarët.
Për disa zona dhe objekte në Bashkinë Pustec, procedurat kërkojnë verifikime të mëtejshme për shkak të statusit të veçantë juridik dhe regjimit të posaçëm të mbrojtjes që zbatohet në këto territore. Në fazën përfundimtare ndodhet edhe procesi i verifikimit dhe trajtimit administrativ të objekteve të ndërtuara përpara vitit 1991 në Leskovik dhe Vithkuq. Vetëm gjatë periudhës janar–qershor, në Leskovik janë identifikuar 150 objekte. Nga këto, 72 praktika ndodhen në procesin e plotësimit të dokumentacionit, ndërsa pjesa tjetër është në fazat përfundimtare të shqyrtimit administrativ.
Ndërkohë, në Vithkuq janë përfunduar rreth 172 praktika, ndërsa vijon puna për trajtimin e rasteve të mbetura. Procesi i legalizimeve vijon edhe në zona të tjera të qarkut, me synimin për të përmbyllur sa më shumë praktika administrative dhe për t’u dhënë qytetarëve sigurinë juridike mbi objektet dhe pronat e tyre.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



