Dario Baccin është drejtori i ri sportiv i Interit, Marotta: Zgjedhje inovative

Me largimin e Ausilio-s, tek Inter ndryshon edhe roli i Dario Baccin në organigramën e klubit. Tani 50-vjeçari, nga 2017-a ndihmës i Ausilio-s në klubin kampion të Italisë, është Chief Sport Officer i ri i zikaltërve.
Beppe Marotta, presidenti i Interit, për këtë çështje u shpreh: “Dario e njeh mirë klubin dhe është gati marrë këtë rol të ri, që unë dhe pronarët kemi menduar për të. Është një zgjedhje inovative, në shenjën e vazhdimësisë së administrimit.
Dario prej shumë vitesh është pjesë thelbësore e sektorit teknik, ai ka punuar për krijimin e U-23, në bashkëpunim të ngushtë me skuadrën e parë, në optikën e zhvillimit progresiv dhe të qëndrueshëm të klubit”.
Baccin e ka nisur karrierën si futbollist, si mbrojtës saktësisht, me të rinjtë e Juventusit. Me këtë ekip nuk ka asnjë ndeshje zyrtare, pastaj është transferuar te Cesena dhe me radhë te Chievo, Ternana, Napoli, Ancona, Ascoli, Rimini dhe Treviso. Aventurën si drejtues e ka nisur në 2011-ën te Siena, për të vazhduar te Palermo. Në 2017-ën zbarkimi tek Inter si zëvendësdrejtor sportiv dhe tani Chief Sport Officer.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



