Nis shpërndarja e teksteve shkollore, Kumbaro: Mbështetje për familjet

Aktualitet | 2 muaj më parë

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro ka njoftuar nisjen e shpërndarjes së teksteve shkollore për vitin e ri shkollor. Për herë të parë, i gjithë cikli i arsimit fillor, nga klasa e parë deri në klasën e pestë, do të pajiset me tekste shkollore të reja dhe falas.

“Mes nxënësve dhe prindërve të tyre, teksa ka nisur shpërndarja e teksteve shkollore për vitin e ri, këtë herë me një lajm të veçantë, ku për herë të parë, i gjithë cikli i arsimit fillor, nga klasa e parë deri në klasën e pestë, do të ketë tekste shkollore falas dhe të reja. Një fillim viti me librat e rinj në duart e fëmijëve, me më shumë lehtësi për familjet dhe me kujdesin që çdo nxënës të nisë mësimin me mjetet e duhura për të mësuar e për të ecur përpara”, është shprehur Kumbaro.

Gjatë vizitës në shkollën “Andrea Stefani”, ministrja Mirela Kumbaro zhvilloi edhe një takim me stafin pedagogjik për përgatitjet për vitin e ri shkollor, ku u diskutua për disa prej prioriteteve të këtij viti, përfshirë ndalimin e përdorimit të celularëve në shkolla, zbatimin e Kodit të Etikës për mësuesit dhe vijimin e programit “Pas Shkolle” që shtrihet në 408 shkolla në Shqipëri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme