Futboll i femrave/ Vllaznia drejt tërheqjes nga kampionati, presidenti Matija jep dorëheqjen

Futboll Vendi | 2 muaj më parë

Një lajm i papritur vjen nga Shkodra, ku Vllaznia e futbollit të femrave, me shumë mundësi, nuk do të marrë më pjesë në kampionat. Lajmi lidhet me faktin se presidenti i kësaj skuadre, Lazër Matija, ka dhënë dorëheqjen. Ai doli sot në një konferenceë shtypi, ku deklaroi se ka marrë vendimin për t’u larguar nga posti i presidentit të Vllaznisë në futboll për femra dhe po ashtu nga posti i kreut të shoqatës rajonale të futbollit të Shkodrës.

Vendimi i Matijas lidhet me situatën e fundit te Vllaznia dhe klimën jo pozitive. Me tërheqjen e tij, skuadra e Vllaznisë, që ka mbretëruar në futbollin e femrave, duke fituar 13 tituj kampionë, pritet të shpërbëhet.

Vllaznia ka shkuar po ashtu deri në fazën e grupeve të Champions League, ku është ndeshur me skuadra si Real Madrid, PSG, Çelsi, Juventus, Inter etj, prandaj dhe ky zhvillim i fundit i ka befasuar të gjithë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme