Mot i kthjellët dhe me diell, zonat bregdetare përfshihen nga era

Vendi ynë do të vijojë të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme edhe gjatë ditës së shtunë.
Sipas parashikimit meteorologjik, moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, me orë të gjata me diell.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 4 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të fitojë intensitet, duke arritur deri në 8 m/s.
Në det pritet valëzim i forcës 1-2 ballë, duke mbetur në nivele të ulëta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



