Thatësira ul nivelin e Fierzës, 2 muaj pa reshje, prurjet bien në vetëm 40 m³ ujë në sekondë

Aktualitet | 2 muaj më parë

Temperaturat e larta prej disa muajsh dhe mungesa e reshjeve kanë bërë që niveli i ujit në liqenin e Fierzës të shkojë drejt rënies, duke bërë që të jetë disa metra larg kuotës maksimale, kuotë të cilën e ka ruajtur deri në muajin qershor.

Aktualisht, niveli i ujit në liqenin e Fierzës është rreth 270 metra mbi nivelin e detit, afro 26 metra larg pikës maksimale. Prurjet në liqen janë rreth 40 m³ ujë në sekondë.

Pavarësisht temperaturave të larta dhe mungesës së reshjeve, rrënojat e Kukësit të vjetër ende nuk janë shfaqur mbi sipërfaqen e ujit, siç ndodhi vitin e kaluar.

Sipas parashikimeve meteorologjike, edhe kjo javë pritet të vijojë me temperatura të larta, çka mund të ndikojë më tej në uljen e nivelit të liqenit.

Situata pritet të përmirësohet vetëm nëse moti ndryshon, me rikthimin e reshjeve dhe uljen e temperaturave.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme