“Shteti Bektashi”- I dërguari i Trump vizitë në Kryegjyshatë: Do të mbështesim vendimin që do të marrë populli juaj

I dërguari special i Presidentit amerikan Donald Trump zhvilloi një vizitë në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane. Ndonëse arsyeja e vizitës zyrtare ishte 35-vjetori i rihapjes së Selisë së Shenjtë, zyrtari i lartë amerikan nuk mund t’i shmangej projektit të përfolur për krijimin e shtetit sovran të Urdhrit Bektashi.
“Unë po mësoj nga ju dhe mendoj se populli shqiptar e dëshiron këtë; pra, është gjë e mirë nëse populli juaj e dëshiron. Dëgjova disa njerëz të flisnin, por ndoshta jo popullin në tërësi. Pra, populli duhet të shprehet”, tha ai.
Në lidhje me të njëjtën çështje, Zampolli foli edhe pas takimit me përfaqësues të dy grupeve të mëdha parlamentare në vend, PS dhe PD, duke shprehur mbështetje për çdo vendimmarrje.
Vizita e tij në Tiranë përkoi me 35-vjetorin e rikrijimit të Kryegjyshatës Botërore, e cila mbajti një konferencë jubilare.
Në bashkëpunim me Kryegjyshatën Botwrore Bektashiane, Zampolli njoftoi edhe për shqyrtimin e mundësisë për krijimin e një qendre të avancuar shëndetësore në Shqipëri, si një projekt që i bashkangjitet programeve të presidentit amerikan.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




