Përkeqësohet situata e zjarrit në Ungrej të Lezhës, flakët rrezikojnë zonat e banuara

Aktualitet | 2 muaj më parë

Situata e zjarrit në Ungrej të Lezhës është përkeqësuar, ndërsa era e fortë dhe bimësia e dendur kanë favorizuar përhapjen e flakëve.

Zjarri po përparon në drejtim të zonave të banuara, duke rrezikuar fshatrat Rras dhe Zimaj.

Forcat zjarrfikëse, efektivët e ushtrisë dhe strukturat e emergjencave ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa terreni i thyer dhe i vështirë ka penguar ndërhyrjen nga toka, duke e bërë më të vështirë përballimin e situatës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme