Moti për sot, kushte të qëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin

Ditën e sotrme (8 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin.
Gjatë gjithë ditës pritet të mbizotërojë moti i mirë, me intervale të gjata me diell. Këto kushte do të favorizojnë një ditë të qetë si në zonat e ulëta, ashtu edhe në ato malore.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në zona të veçanta, intensiteti i saj mund të jetë disi më i ndjeshëm, veçanërisht gjatë orëve të ditës.
Edhe përgjatë vijës bregdetare kushtet atmosferike parashikohen të jenë të favorshme. Deti do të ketë një valëzim të forcës 1–2 ballë, çka tregon për një situatë përgjithësisht të qetë në hapësirën detare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



