Lamallari: Siguria rrugore, prioritet i përditshëm

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari theksoi sot se siguria rrugore mbetet një nga prioritetet e përditshme, ndërsa ka bërë të ditur se është rritur monitorimi dhe janë shtuar masat ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Lamallari u shpreh se kontrollet janë intensifikuar ndaj drejtuesve të mjeteve që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar, atyre që drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit, si dhe personave që përdorin celularin gjatë drejtimit.
“Siguria rrugore, prioritet i përditshëm. Kemi rritur monitorimin dhe masat e ndërmarra ndaj çdokujt që i jep makinës me shpejtësi përtej normave të lejuara, atyre që janë në timon nën efektin e alkoolit, apo atyre që përdorin celularin, duke u shndërruar në shkaktarë aksidentesh, apo dhe atyre që parkojnë vend e pavend”, shkruan ministri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



