PSG tregon forcën, Arsenali thyen Napolin, fitojnë dhe Liverpool e Sporting

Skuadra kampione e Evropës, PSG e ka nisur me këmbën e mbarë fushatën e Champions League duke marrë një fitore të thellë, 6-1 përballë Slovan Bratislava. Një ndeshje ku Ferran Torres tregoi potencialin e tij duke shënuar tri herë, ndërsa Dembele realizoi dopietë. Në skenën e golit u ngjit dhe Fabian Ruiz. Goli i vetëm për Slovan u shënua nga Camara.
Pas dy disfatave radhazi në Serinë A, Napoli i Allegrit pësoi një tjetër humbje në debutim në Champions kundër nënkampionëve të Evropës, Arsenalit. Ishte një ndeshje e vështirë për italianët, të cilët u mbrojtën me kujdes dhe u përpoqën të kundërsulmonin. Arsenali iu afrua shënimit të golave me anë të Merinos dhe Saka. Topçinjtë sulmuan, krijuan, më pas një gjuajtje nga distanca e Odegaard vulosi rezultatin 1-0.
Liverpool e nisi rrugëtimin me një fitore me përmbysje në Anfield, 2-1 kundër Atletico Madrid. Llorente zhbllokoi sfidën me një asist nga Alvarez. Szoboszlai barazoi para fundit të pjesës së parë, ndërsa Mac Allister realizoi golin e fitores në minutën e 50-të.
Sporting ka arritur një fitore 3-1 përballë Galatasarayt. Skuadra turke kaloi e para në avantazh me një autogol të Inacio, por portugezët u përgjigjën menjëherë duke vendosur barazpeshën me Catamo e më pas për të vulosur fitoren në pjesën e dytë me Suarez e Zalazar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




