Samuele Inacio ndez merkaton që tani, duel Juventus-Inter për yllin e Borussia Dortmund

Juventusi dhe Interi duket se po shohin që tani për goditjet e sesionit të radhës në merkato. Dy klubet e mëdha italiane po ndjekin me interes që tani Samuele Inacio, talentin e Borussia Dortmund.
Sulmuesi i vitlindjes 2008 ka tërhequr vëmendjen e dy klubeve big, por jo vetëm. Inacio është rritur tek Atalanta dhe tashmë ka fituar hapësirë te skuadra e parë gjermane, ku ka kontratë deri në vitin 2029. Ai ka ndryshuar prokuratorë, duke hapur rrugën e një kalimi të mundshëm në Serie A.
Juventusi ka lëvizur i pari, duke shfrytëzuar lidhjet me agjentin Edoardo Crnjar gjatë operacionit Kolo Muani. Interi në anën tjetër është gati për tentativën e dytë me Dario Baccin, pas refuzimit të klubit gjerman herën e parë.
Inacio ka luajtur me kombëtaret e moshave të Italisë, ndërkohë që është ndjekur me interes edhe nga Brazili, pasi ka edhe pasaportën braziliane.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



