Kujdes nga Muriqi i rilindur, ka ulur Lukaku-n në stol! Shtypi italian i druhet kosovarit

Do të jetë pothuasje një derbi për Vedat Muriqin sfida e sotme kundër Romës. Sulmuesi kosovar nuk la shenjë me Lazio-n gjatë aventurës së tij në Serie A, por më pas rilindi në Spanjë dhe tani po shkëlqen me Fenerbahce, ndaj dhe shtypi italian i bën apel Roma-s të ketë kujdes nga “Pirati”.
Me skuadrën turke Muriqi spikati sezonin 2019/20, me 17 gola dhe 7 asiste në 37 ndeshje. Për këtë arsye Claudio Lotito investoi rreth 20 milionë euro, që nuk u justifikuan nga lojtari. Klubi turk e ribleu sulmuesin këtë verë për gati 15 milionë euro dhe Lazio rikuperoi 7 milionë euro, pasi kishte ruajtur 45% të kartonit.
Muriqi sot do të udhëheqë sulmin e Fenerbahce-s ndaj Roma-s, në një ndeshje që ka shumë rëndësi për turqit, të cilët mungojnë në Champions prej 18 vitesh. Kosovari rilindi në La Liga me Mallorca-n, duke dalë golashënuesi i dytë më i mirë, pas Mbappè. Kjo paraqitje bëri që Fenerbahce ta merrte sërish dhe lojtari ka shënuar 3 gola në 7 ndeshje, mes të cilëve atë vendimtarin ndaj Lyon, që kualifikoi turqit në League Phase.
“Vedat Muriqi është shumë i rëndësishëm për skuadrën turke, aq sa ka luksin të mbajë në stol një sulmues si Romelu Lukaku. Mjafton ky fakt për të kuptuar se Roma duhet të bëjë shumë kujdes. Në Itali kosovari shënoi vetëm 2 gola në 49 ndeshje dhe që të dy ndaj Atalanta-s së Gian Piero Gasperini-t. Muriqi në sfidën e Champions-it është i rrezikshëm dhe duhet trajtuar si i tillë” – shkruhet mes të tjerash në artikullin e “Gazzetta dello Sport” për sulmuesin kosovar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




