Peleshi: Bashkëpunimi parlamentar me Austrinë do të vijojë të forcohet

Politikë | 2 muaj më parë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi një takim me kryetarin Michael Hammer dhe delegacionin e Grupit të Miqësisë me Shqipërinë të Këshillit Kombëtar të Austrisë.

Peleshi theksoi marrëdhëniet e hershme të miqësisë mes Shqipërisë dhe Austrisë, të forcuara ndër vite përmes bashkëpunimit politik dhe shkëmbimeve në fusha të ndryshme.

“Shqipërinë dhe Austrinë i lidh një miqësi e hershme, e forcuar ndër vite nga bashkëpunimi politik dhe shkëmbimet në shumë fusha”, theksoi ai.

“Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme ndaj rrugëtimit europian të Shqipërisë”, u shpreh Peleshi.

Ai nënvizoi se bashkëpunimi mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Këshillit Kombëtar të Austrisë do të vijojë të forcohet, duke veçuar edhe projektin e përbashkët “Punishtja e Demokracisë”.

Sipas Peleshit, kjo nismë përbën një shembull të bashkëpunimit mes dy institucioneve dhe kontribuon në edukimin qytetar dhe demokratik të brezit të ri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme