Modeli i kompanive “KAYO”, Bozdo: Nuk prodhon asgjë, skemë e re korrupsioni
Deputeti demokrat Eno Bozdo, në një konferencë në selinë blu, tha se modeli i ndërmarrjeve si KAYO është një skemë e re korruptive. Sipas tij, është e domosdoshme që edhe këto kompani të raportojnë në Kuvend, me qëllim rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.
Sipas deputetit demokrat, KAYO nuk është një ndërmarrje prodhuese, por një “guaskë ligjore”, e krijuar me ligjin e vitit 2024 dhe me një VKM të vitit 2025.
“Kajo, në fakt, nuk është një ndërmarrje, nuk është prodhues, nuk prodhon asgjë, është vetëm një guaskë ligjore, është themeluar me ligjin e vitit 2024, me një VKM të vitit 2025, ku caktohet si furnizues i vetëm dhe përjashtohet pastaj nga prokurimi konkurrues vetëm në çastet kur Kajo nuk arrin dot ta përmbushë një porosi të caktuar. Pastaj hyn pastaj koncepti i prokurimit konkurrues.
Pra, realiteti është që Kajo nuk prodhon asgjë. Zero veprimtari në bilancet e viteve 2024-2025.
E vetmja veprimtari e saj që nga regjistrimi është krijimi i katër shoqërive në privat në periudhën gusht-nëntor 2025. Dhe këtu duhet të citoj pastaj direktivë shumë të rëndësishme të Bashkimit Europian, e cila, neni 12, direktiva 2014/24, përjashton nga prokurimi. Përjashtimi nga prokurimi nuk vlen kur shoqëria kontrollohet nga privati”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




