Vermoshi, mikpritje edhe në vjeshtë, turistë të shumtë nga e gjithë bota vijojnë të zgjedhin Alpet

Aktualitet | 2 muaj më parë

“Mirë se ju ka pru Zoti!”. Në Vermosh, kjo nuk është thjesht një shprehje që shkruhet në derën e një shtëpie. Është një mënyrë për të thënë se këtu, kush vjen, pritet si mik. Dhe këtë vjeshtë, dyert vazhdojnë të hapen për turistët që zgjedhin të zbulojnë bukuritë e Alpeve.

“Jam nga Republika Çeke. Këtu erdhëm dje dhe është shumë mirë. Kemi vendosur kampin dhe mezi po pres që të eksploroj natyrën. Disa herë e menduam të vinim, por vetëm tani u bë e mundur, pasi pamë në aplikacione, lexuam edhe review shumë të mira. Duket bukur”, shprehet turisti.

“Jam nga Gjermania. Është hera ime e parë në Shqipëri. Njerëzit dhe mikpritja janë fantastike. Sapo u vendosëm këtu, na pritën mirë. Mezi po pres të provoj ushqimin, pasi më kanë thënë që është fantastik. Mendoj të shohim malet, pastaj ndonjë ditë në plazh dhe mbase do të vizitojmë edhe Tiranën”, shprehet turistja.

Frekuentimi i Vermoshit në çdo stinë të vitit është i dallueshëm edhe për banorët që nuk merren me turizëm. Ata thonë se çdo ditë vizitorë kërkojnë bujtina për të fjetur.

Mes maleve që marrin ngjyrat e stinës, shëtitjeve në natyrë, ushqimit tradicional dhe mikpritjes së banorëve, kjo zonë vijon të dëshmojë se Alpet shqiptare mund të zbulohen në çdo stinë.

Gazetare: M. Gjoni

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme