”Mbështetje dypartiake në SHBA për Thaçin”, Grenell: Tani presim vendimin e Hagës

Kosovë | 2 muaj më parë

Ish-i dërguari i posaçëm i Trumpit, Richard Grenell, ka deklaruar se më 16 shtator Gjykata Speciale në Hagë pritet të shpallë vendimin në çështjen ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe se për këtë të fundit në ShBA ka mbështetje dypartiake.

Grenell shkroi se Thaçi “ka qenë në burg për gjashtë vjet”, pasi, sipas tij, ish-kryeprokurori i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë Jack Smith e arrestoi teksa udhëtonte drejt Uashingtonit për negociatat me Trumpin.

Ai tha se çështjet e Smithit në SHBA kanë dështuar të gjitha, ndërsa kjo në Hagë është e fundit që i ka mbetur.

Reagimi i Grenellit  vjen pas marshit të mbajtur të shtunën në Prishtinë, ku mbi 100 mijë qytetarë i bënë thirrje Gjykatës Speciale me seli në Hagë që të lirojë ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme