Bessent: SHBA ka pasur biseda private pozitive me Kinën për lidhjet financiare me Iranin

Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, ka deklaruar se Uashingtoni ka zhvilluar biseda private pozitive me Pekinin lidhur me lidhjet financiare të Kinës me Teheranin.
Sipas Bessent, presidenti Trump dhe presidenti kinez Xi Jinping do të vazhdojnë diskutimet për Iranin në samitin e tyre në Uashington, DC, më vonë këtë muaj.
Bessent u tha ligjvënësve se “kemi parë deklarata të hapura nga Emiratet e Bashkuara Arabe për të ndërprerë financimet e Iranit.”
Muajin e kaluar, Bessent njoftoi një fushatë presioni ekonomik kundër Iranit, e fokusuar në interesat financiare të Teheranit në mbarë botën.
Dje ai theksoi se departamenti i tij do të vazhdojë të “targetojë dhe të prishë ata që ofrojnë mbështetje materiale, teknologjike ose financiare që i lejon regjimit iranian të mbajë gjallë ndërmarrjen e tij terroriste”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



