Kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme, reshje shiu në zonat malore

Ditën e sotme (16 shtator) pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare e lokalisht të dendura përgjatë relieveve kodrinore malore të territorit prej orëve të mesditës e pasdite. Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore kryesisht në jug kryesisht gjatë orëve të mesditës e pasdites.
Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s.
Valëzim në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.






