Gjyqi në Hagë, dënohet me 18 vite burg Kadri Veseli
Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Trupi gjykues e shpalli Veselin fajtor për disa krime lufte, përfshirë arrestimin dhe ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.
Gjatë leximit të aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith bëri të ditur gjithashtu se Veseli është shpallur i pafajshëm për disa incidente të tjera të krimeve të luftës, si dhe për akuzat për krime kundër njerëzimit për përndjekje, burgosje, torturë dhe vrasje të paligjshme.
“Shpallet fajtor arrestim dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor si krim lufte. Torturë si krim lufte. Vrasje të paligjshëm si krim lufte. Ju shpall të pafajshëm për një numër incidentesh për krime lufte. Ju shpall të pafajshëm për krimet kundër njerizimit të përndjekjes, burgosjes, torturës dhe vrasjes së paligjshme. Trupi gjykues ju dënon me 10 vite burg për krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm. Trupi Gjykues ju dënon me 3 vite burg për krimin e luftës të trajtimit mizor. Trupi Gjykues ju dënon me 13 burg për krimin e luftës së torturës. Trupi Gjykues ju dënon me 16 vite burg për vrasje të paligjshme. Trupi gjykues ju dënon me burgim të njësuar me 18 vite burg”, tha Smith.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



