Hapet thirrja për punësimin e studentëve ekselentë në administratën publike, Pirdeni: Të ndërtojmë Shqipërinë evropiane

Aktualitet | 2 orë më parë

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, ka njoftuar hapjen e thirrjes për punësimin e studentëve ekselentë në administratën publike.

Në kuadër të kësaj thirrjeje janë 210 vende të lira pune në 91 institucione publike.

Të interesuarit mund të njihen me kriteret dhe të aplikojnë përmes faqes zyrtare të Departamentit të Administratës Publike, deri më 1 tetor 2026.

Pirdeni u bëri thirrje të diplomuarve me rezultate të larta që ta shohin këtë nismë si një mundësi për të nisur karrierën në administratën publike dhe për të kontribuar në ndërtimin e Shqipërisë evropiane.

“Për të diplomuarit me rezultatet më të larta, për ata që kanë shumë mundësi përpara por zgjedhin rrugën ku mund të lënë gjurmë. Nëse ke mesatren, ke energjinë, ke idetë, sot ke dhe mundësinë. Kjo nuk është thjesht një thirrje për punë, është një mundësi për të ndërtuar karrierën tënde duke ndërtuar Shqipërinë evropiane”, tha ajo.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme